Uebsajte moderne për biznese të vogla
Faqe interneti që sjellin klientë direkt në WhatsApp
Faqe moderne që duken shkëlqyeshëm në telefon, me çmim të qartë që në fillim dhe pa burokraci. Gati brenda 7–14 ditësh.
- Hosting dhe SSL të përfshira vitin e parë
- Çmim fiks, pa surpriza
- Bisedë direkte, pa ndërmjetës
WhatsApp tani
Firdeus: A keni termin të lirë nesër në orën 10:00?
Firma Juaj
Shërbim i shpejtë, afër jush
Shërbimet
Çfarë bëjmë për biznesin tuaj
Nga faqja e parë deri te mesazhet automatike. Një kontakt i vetëm për gjithçka, nga fillimi deri në fund.
Faqe interneti
Faqe moderne, të shpejta dhe të lehta për t’u përditësuar. Ju merreni me klientët, ne me pjesën teknike.
- E përshtatur për telefon
- Gati për Google
- Tekstet dhe fotot i ndryshoni vetë
Automatizim WhatsApp
Klienti ju shkruan, dhe merr përgjigje menjëherë, edhe kur ju jeni në punë ose keni mbyllur.
- Përgjigje automatike për orarin dhe çmimet
- Rezervime dhe kujtesa për termine
- Lidhje direkt nga faqja juaj
Mjete me porosi
Automatizim me Python për punët që përsëriten çdo ditë: raporte, lista, të dhëna.
- Kurseni orë pune çdo javë
- Më pak gabime me dorë
- Me ofertë sipas nevojës
Pse Faqe Biznesi
Shpejtësi dhe performancë
Faqe të lehta dhe të shpejta, të optimizuara për çdo telefon dhe kompjuter.
Tri gjuhë: shqip, gjermanisht, anglisht
Flisni me klientët në gjuhën e tyre. Ideale për tregun zviceran dhe për diasporën.
Çmim i qartë
Asnjë kosto e fshehur. E dini saktësisht çfarë paguani dhe çfarë merrni.
Punë të bëra
Faqe që punojnë sot për biznese të vërteta
Nga Zvicra te Nju Jorku. Klikoni dhe shikojini vetë.
Demo sipas zanatit
Biznese të trilluara, për të parë si mund të duket faqja juaj.
Paketat
Çmime të qarta, që në fillim
Çmimi përfundimtar varet nga sa faqe dhe sa përmbajtje ju duhen. E merrni me shkrim para se të fillojmë.
Start
nga 150 €
Për biznese që duan të duken në internet, shpejt.
- Faqe me një faqe të vetme
- Buton WhatsApp dhe telefon
- Harta e Google dhe orari
- Hosting dhe SSL vitin e parë
Biznes
nga 350 €
Faqe e plotë për biznesin që do të rritet.
- Deri në 5 faqe
- Menyja ose çmimorja, galeria
- Formular kontakti
- SEO bazë për Google
- Hosting dhe SSL vitin e parë
Biznes + WhatsApp
nga 600 €
Faqja dhe përgjigjet automatike në WhatsApp. Me mirëmbajtje të detyrueshme nga 30 €/muaj.
- Gjithçka në paketën Biznes
- Përgjigje automatike: orari, çmimet
- Rezervime dhe kujtesa për termine
- Hosting dhe SSL vitin e parë
Mirëmbajtje, nga 15 €/muaj. Nga viti i dytë: hosting, backup, përditësime të sigurisë dhe ndryshime të vogla në tekste dhe foto.
Faqe në dy ose tri gjuhë (shqip, gjermanisht, anglisht): me ofertë. Domain-i regjistrohet në emrin tuaj dhe paguhet nga ju, rreth 10–15 € në vit.
Si punojmë
1
Na shkruani
Në WhatsApp ose me formularin më poshtë. Na tregoni çfarë biznesi keni dhe çfarë ju duhet.
2
Merrni ofertën
Brenda 48 orëve ju dërgojmë propozimin me çmim fiks dhe afat. Paguani 50% kur e pranoni.
3
Faqja del online
Brenda 7–14 ditësh e shihni, kërkoni ndryshime, dhe pas pagesës së mbetur e publikojmë.
Pyetje të shpeshta
Sa zgjat ndërtimi i faqes?
7–14 ditë, pasi të kemi tekstet dhe fotot tuaja. Nëse nuk i keni, ju ndihmojmë t’i përgatisni.
Çfarë duhet t’ju dërgoj për të filluar?
Emrin e biznesit dhe logon (nëse e keni), 5–10 foto, listën e shërbimeve ose menynë me çmime, orarin, adresën dhe numrin e WhatsApp-it. Gjithçka mund ta dërgoni në WhatsApp. Nëse s’keni foto të mira, vijmë dhe i bëjmë ne.
Si paguhet?
50% kur pranoni ofertën dhe 50% para se faqja të publikohet. Pa pagesa të fshehura.
Çfarë ndodh pas vitit të parë?
Vazhdoni me mirëmbajtjen, nga 15 € në muaj, ku përfshihen hosting-u, backup-i dhe përditësimet. Ose e merrni faqen dhe e vendosni ku të doni.
A punoni me biznese në Zvicër, Gjermani ose SHBA?
Po. Gjithçka bëhet online, në WhatsApp. Faqja mund të jetë edhe në gjermanisht ose anglisht, për klientët tuaj atje.
A mund ta ndryshoj faqen vetë?
Po. Tekstet, fotot dhe çmimet i ndryshoni vetë, pa kod. Ju tregojmë si, pas publikimit.
Kujt i përket faqja dhe domain-i?
Juve. Domain-i regjistrohet në emrin tuaj, dhe faqja është e juaja pas pagesës së plotë.
Gati për faqen tuaj?
Shkruani në WhatsApp për përgjigje të shpejtë, ose plotësoni formularin dhe ju dërgojmë ofertën me email.
- WhatsApp: +389 71 922 952
- Përgjigje brenda 24 orëve
- Bisedë në shqip, gjermanisht ose anglisht









